Gjermania i bashkohet luftës, do të dërgojë tanke në Ukrainë
Edhe pse më parë kishin deklaruar se nuk do të dërgonin armë ushtarake në Ukrainë, Gjermania ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në qëndrimin në lidhje me luftën.
Ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, ka bërë të ditur se Gjermania do të autorizojë dërgimin e tankeve në ndihmë të ushtrisë së Zelensky-t. Ky është një ndryshim i qartë në politikën e kujdesshme të Berlinit për mbështetjen ushtarake për Kievin.
Qeveria gjermane ka rënë dakord të nënshkruajë dorëzimin e tankeve anti-ajrore të përdorur Gepard, tha Lambrecht në një takim ndërkombëtar të ministrave të Mbrojtjes në bazën ajrore amerikane Ramstein.