Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 19 Nëntor 2026, 09:28 “92% e fitoreve i kam me nokaut”, Nelson Hysa paralajmëron Kabayel par duelit të madh Nelson Hysa ka ndezur atmosferën para një prej sfidave më të rëndësishme të karrierës së tij. Boksieri shqiptar do të përballet me gjermanin Agit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Buxheti 2027
  • Protesta
  • Plarent Ndreca
  • Lufta në Ukrainë
  • Posta e Durrësit
  • Futbolli
  • Teknologjia
  • Divorci
Lajmet e fundit
Në trend
  • Buxheti 2027
  • Protesta
  • Plarent Ndreca
  • Lufta në Ukrainë
  • Posta e Durrësit
  • Futbolli
  • Teknologjia
  • Divorci
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjermania jep 1000 euro bonus si stimul për të papunët afatgjatë

Bota E martë, 8 Tetor 2024 09:34
Gjermania jep 1000 euro bonus si stimul për të papunët afatgjatë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qeveria gjermane planifikon të ofrojë një bonus 1000 euro një herë për të papunët afatgjatë që qëndrojnë në punë të rregullt të paktën 1 vit. Planet kundërshtohen nga opozita dhe politikanë të koalicionit.

Gjermania renditet ndër vendet me papunësi të ulët në Europë. Në qershor të këtij viti qeveria gjermane bëri të ditur se në të regjistruar si të papunë në vend janë 2,73 milionë vetë. Megjithatë shifrat e papunësisë kanë ulje-ngritje në bazë të sezonit, ashtu si edhe faza e papunësisë për personat e prekur.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Rregulli që vlen dihet: Personat e kualifikuar rikthehen më shpejt në tregun e punës se ata të pakualifikuar. Kush qëndron i papunë më shumë se 1 vit konsiderohet në Gjermani si i papunë afatgjatë. Integrimi në tregun e punës i të papunëve për një kohë të gjatë është i vështirë. Për këtë arsye qeveria gjermane ka krijuar instrumente për integrimin e të papunëve afatgjatë, si për shembull subvencionimin e kostos dyvjeçare për punëdhënësit që punësojnë të papunë afatgjatë që kanë qenë të papunë për të paktën dy vjet.Javën e kaluar kabineti qeveritar vendosi një ndryshim përkatës në ligj për të modernizuar sigurimin e papunësisë dhe nxitjen e punësimit të mërkurën, njoftoi Ministria Federale e Ekonomisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Tek ndryshimet e reja bëhen të ditura edhe planet e qeverisë për të ashtuquajturin “financim nxitës”, bonus prej 1000 eurosh për të papunët për një kohë të gjatë në Gjermani që marrin një punë me kontribute sociale për 1 vit. Qëllimi i bonusit është të “forcojë punësimin në marrëdhënieve të rregullta dhe afatgjata të punës”, ka deklaruar Ministria e Ekonomisë në Berlin, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, DPA. “Të papunët afatgjatë duhet të jenë në gjendje të kapërcejnë dhe të lënë mbështetjen bazë të shtetit.” Me këtë synohet të parandalohet rikthimi i shpejtë në sistemet shoqërore sociale. Synimi është në plan afatgjat buxheti federal të ketë “kursime përkatëse kostosh”, thuhet.Opozita kundërshton: Tallje për ata që punojnë

Mund t'ju interesojë

Trump përqafohet me Putin në Pekin

Trump përqafohet me Putin në Pekin

Para 34 minutash
Zelensky: Trump dhe Xi mund ta ndalin luftën me një takim

Zelensky: Trump dhe Xi mund ta ndalin luftën me një takim

Para 57 minutash
Ura e Kerçit sulmohet sërish para samitit Trump-Putin-Xi, pezullohet trafiku

Ura e Kerçit sulmohet sërish para samitit Trump-Putin-Xi, pezullohet trafiku

Para 1 ore

Por këto plane janë kundërshtuar menjëherë nga opozita. “Bonusi 1000 euro është tallje e hapur për ata që prej vitesh bëjnën punën e tyre. Qeveria e koalicionit rrezikon paqen sociale dhe i hedh edhe më shumë benzinë zjarrit”, është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i CSU-së, Martin Huber për gazetën gjermane “Bild” të shtunën (05.10.) Edhe deputeti i Të Gjelbërve, parti e koalicionit qeverisës, Frank Bsirske e refuzoi këtë plan. “Nuk e shoh si shumë të nevojshme një shpërblim të tillë. Shumica e njerëzve që marrin ‘Bürgergeld’ e pranojnë një punë, nëse e kanë shansin për këtë”, tha Bsirske për gazetën “Bild”. Kurse Frank Schäffler, politikan liberal i partisë FDP, pjesë e koalicionit tha se “ky plan është një skandal. Shpenzimet janë duke shpërthyer. Bonusi duhet të ndalet në Bundestag.”

Kabineti qeveritar vendosi javën e kaluar ndër të tjera edhe ashpërsime të rregulloreve për personat që marrin kontributin social “Bürgergeld”. Në rast refuzimi të punës ata së shpejti duhet të llogarisin me penalizime më të mëdha. Pjesë e këtyre rregulloreve të reja është edhe një i ashtuquajtur “financim nxitës” për të papunët afatgjatë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

“92% e fitoreve i kam me nokaut”, Nelson Hysa paralajmëron Kabayel par duelit të madh
Tani

“92% e fitoreve i kam me nokaut”, Nelson Hysa paralajmëron Kabayel par duelit të madh

Jakup Krasniqi sërish në shtëpinë e tij në Prishtinë, dita e dytë e vizitës
Para 7 minutash

Jakup Krasniqi sërish në shtëpinë e tij në Prishtinë, dita e dytë e vizitës

Anthropic në bursë, themeluesit drejt miliardave
Para 11 minutash

Anthropic në bursë, themeluesit drejt miliardave

Në gjurmët e Rrugës Egnatia, mes natyrës dhe mikpritjes së banorëve të zonës
Para 12 minutash

Në gjurmët e Rrugës Egnatia, mes natyrës dhe mikpritjes së banorëve të zonës

Më të lexuarat

1 Befason Berisha: Kemi kandidat për Tiranën, por duam bashkim me partitë e reja
Para 17 orësh

Befason Berisha: Kemi kandidat për Tiranën, por duam bashkim me partitë e reja

2 Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD dhe PS
Para 11 orësh

Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD ...

3 Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu
Para 23 orësh

Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu

4 Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KOHA JONË–DEBAT
Para 17 orësh

Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KOHA JONË–DEBAT

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.