Gjermania jep alarmin: Terroristët po përdorin pasaporta siriane për të hyrë në BE

 

Ministri i jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier, ka dhënë alarmin se terroristët e Shtetit Islamik po përdorin pasaporta siriane për të hyrë në Evropë, duke bërë thirrje për rritje të kontrolleve në pikat kufitare. Sipas tij, shtetet e kontinentit të vjetër duhet të bëjnë më shumë kujdes gjatë pranimit të azil-kërkuesve si dhe të ruajnë një sërë të dhënash për çdo person të cilit i lejohet strehimi i përkohshëm apo i përhershëm.
“Është mjaft e rëndësishme që të vendosim kontrolle të rrepta në pikat kufitare. Duhet të tregohemi mjaft të kujdesshëm në pranimin e refugjatëve pasi terroristët po përdorin pasaporta siriane për të mbërritur në Evropë. Kemi dyshime të arsyeshme se disa prej azil-kërkuesve mund të kenë kontakt me organizata terroriste.”
Bashkimi Evropian ka bërë me dije se do të akordojë një fond më të madh nga ai i parashikuari për agjencinë përgjegjëse te kontrollit të kufinjve të BE-së, Frontex. Gjithashtu, pritet që për këtë agjenci, të krijohet edhe një grup i gatshëm me 1.500 forca të armatosura, për të parandaluar çdo incident të mundshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?