Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjermania ka nevojë për punëtorë. Rregullat për emigrantët nga vendet jo anëtare të BE-së po ndryshojnë

Bota E shtunë, 18 Nëntor 2023 09:07
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë të kualifikuar nga jashtë. Rregullat për emigrantët nga vendet jo anëtare të BE-së po ndryshojnë hap pas hapi. Punëdhënësve u mungojnë qindra mijëra punëtorë: në TI si dhe në infermieri, në zeje, teknologji, logjistikë dhe shumë sektorë të tjerë. “Ligji për zhvillimin e mëtejshëm të imigracionit të kualifikuar” i miratuar në verë synon të ulë menjëherë pengesat për imigracionin në Gjermani të punëtorëve të kualifikuar nga të ashtuquajturat vende të treta, pra nga vendet jo anëtare të BE-së.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndryshimet e para do të zbatohen nga data 18 nëntor 2023. Karta blu e BE-së

Mund t'ju interesojë

Austri, mijëra studentë protestojnë për më shumë financime për universitetet

Austri, mijëra studentë protestojnë për më shumë financime për universitetet

Para 10 orësh
Presidenti Marcon ashpërson kufizimet, fajëson të majtën radikale për trazirat

Presidenti Marcon ashpërson kufizimet, fajëson të majtën radikale për trazirat

Para 11 orësh
Përmbytje vdekjeprurëse në jug të Francës, tre viktima dhe qindra të evakuuar

Përmbytje vdekjeprurëse në jug të Francës, tre viktima dhe qindra të evakuuar

Para 20 orësh

Specialistët me diplomë universitare, ose nivel kualifikimi të ngjashëm, që vijnë nga vendet e treta, pra jashtë BE-së, mund të imigrojnë në Gjermani me Kartën Blu të BE-së – pa u kontrolluar më parë, nëse ka aspirantë gjermanë ose qytetarë të BE-së për vendin e punës dhe pa dëshmi të aftësive gjuhësore. Kufijtë e pagave për të shmangur abuzimin me specialistët që vijnë nga jashtë do të ulen në 40,000 euro në vit për profesionet ku ka më shumë mungesa dhe 44 000 euro për të gjitha profesionet e tjera (që nga viti 2023). Lista e profesioneve me mungesa (më parë: matematikë, shkenca kompjuterike, shkenca natyrore, inxhinieri dhe mjekësi) është zgjeruar dhe tani përfshin, ndër të tjera, edhe arsimin dhe personelin infermieror. Për industrinë e TI-së, punëtorët e kualifikuar pa diplomë universitare mund të marrin gjithashtu një kartë blu të BE-së, nëse mund të vërtetojnë se kanë përvojë profesionale të krahasueshme prej të paktën tre vjetësh.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E drejta e qëndrimit, më shumë fleksibilitet

Kush plotëson të gjitha kushtet si punonjës i kualifikuar me formim profesional ose akademik ka të drejtë të marrë leje qëndrimi. Deri më tani, kjo u lihej ta vendosnin misionet diplomatike dhe autoritetet e imigracionit. Përveç kësaj, hiqet kufizimi për të punuar në fushën profesionale që ke mësuar ose studiuar. Një njeri që ka mbaruar për mekanik, për shembull, mund të punojë edhe në logjistikë. Përjashtim bëjnë profesionet e rregulluara, për shembull në fushën e mjekësisë, drejtësisë ose mësimdhënies. Bëhet më i lehtë edhe miratimi nga Agjencia Federale e Punësimit për shoferët profesionistë. Leja e punës jepet pa kontrolluar nëse ka qytetarë të BE-së që e kërkojnë këtë vend dhe pa provim gjuhe.

Çfarë do të hyjë në fuqi më 1 mars 2024? Emigrim me eksperience pune

Njohja e kualifikimeve profesionale në Gjermani, e cila më parë ka qenë shpesh një pengesë burokratike, nuk do të kërkohet më për specialistët me përvojë. Kush ka një kualifikim profesional të njohur nga shteti në vendin e origjinës dhe ka së paku dy vjet përvojë profesionale në të, mund të emigrojë në Gjermani si punëtor. Nga kjo përjashtohen profesionet e rregulluara. Specialistët e TI-së nuk kanë nevojë për diplomë.

Partneriteti i njohjes së kualifikimit

Kush ka nevojë për një kualifikim shtesë në Gjermani për të arritur barazvflefshmërinë e kualifikimit do të mund të qëndrojë në Gjermani deri në tre vjet në të ardhmen. Aplikantët lejohen të punojnë deri në 20 orë në javë, ndërsa janë duke bërë shkollën për barazimin e kualifikimit. Mundësia për të punuar me kohë të pjesshme po zgjerohet edhe për studentët dhe kursantët. Nëse punëdhënësit në Gjermani dhe aplikantët nga vendet e treta krijojnë një partneritet njohjeje, punëtorët e kualifikuar mund të vijnë direkt në Gjermani dhe të punojnë ndërkohë që procesi për njohjen e kualifikimit të tyre është në vazhdim. Qëndrimi mund të zgjatet deri në tre vjet. Duhet të kenë së paku dy vjet kualifikim profesional dhe njohuri të gjuhës gjermane (niveli A2). Përveç personelit infermieror, edhe nidhmës-infermiereve me më pak se tre vjet trajnim infermieror do t’u jepet akses në tregun gjerman të punës në të ardhmen.

Ribashkimi familjar

Nëse punëtorëve do t’u bashkohen bashkëshortët dhe fëmijët e mitur, ata duhet të dëshmojnë se të ardhurat mjaftojnë për të jetuar, por jo edhe se kanë sipërfaqen e duhur për banesë. Ata gjithashtu mund të sjellin edhe prindërit ose vjehrrin për të qëndruar me ta nëse e marrin lejen e qëndrimit pas marsit 2024.

Çfarë hyn në fuqi më 1 qershor 2024? Karta e mundësive për kërkimin e punës

Karta e mundësive me sistem pikësh do të hyjë në përdorim për herë të parë në qershor 2024. Me kartën e mundësive (Chancenkarte) njerëzit mund të vijnë në Gjermani për të kërkuar punë për një vit, nëse e kanë të siguruar jetesën. Kushdo që mund të provojë ekuivalencën e kualifikimeve të tyre me ato gjermane, konsiderohet punëtor i kualifikuar dhe e merr kartën pa asnjë kërkesë të mëtejshme. Të gjithë të tjerët kanë nevojë për një diplomë universitare ose një kualifikim profesional prej së paku dy vjeçar, si dhe njohuri bazë të gjuhës gjermane (niveli A1) ose njohuri të gjuhës angleze (niveli B2). Pikë merr edhe për përvojën profesionale, njohjen e kualifikimeve në Gjermani, moshën, aftësitë gjuhësore në gjermanisht dhe/ose anglisht, lidhjet me Gjermaninë dhe potencialin e partnerit ose bashkëshortit që vjen me ju. Punëtorët me Kartën e Mundësive lejohen të punojnë deri në 20 orë në javë ose si provë. Karta e mundësive mund të zgjatet deri në dy vjet nëse ka një kontratë pune për punësim të kualifikuar.

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor

Një tjetër rregullore prek njerëzit nga vendet e Ballkanit Perëndimor. E ashtuquajtura Rregullore e Ballkanit Perëndimor për rekrutimin e punëtorëve nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia tani është e vlefshme për një periudhë të pakufizuar. Nga qershori 2024, kuota vjetore do të dyfishohet në 50,000 punëtorë. Informacione më të hollësishme ka portali i qeveris gjermane Make it in Germany, i cili është edhe në shqip: https://www.make-it-in-germany.al /DW/

Etiketat e lidhura

Gjermania
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 12 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.