Gjermania kryeson në shpenzimet festive në Europë

Shpenzimet për Krishtlindje dhe Vitin e Ri në Bashkimin Europian po rriten ndjeshëm këtë vit, të nxitura nga inflacioni dhe rregullat më të rrepta për sigurinë e lodrave. Gjermania pritet të kryesojë listën me 85.24 miliardë euro, e ndjekur nga Franca (71.65 miliardë euro) dhe Italia (43 miliardë euro).
Bukuria, moda dhe elektronika janë dhuratat më të kërkuara, ndërsa preferencat ndryshojnë sipas vendeve: çekët investojnë në kozmetikë dhe lodra, polakët në bizhuteri dhe orë, spanjollët në produkte të përdorura, italianët në pajisje shtëpiake.
Vitin e kaluar, kozmetika dhe lodrat shënuan më shumë probleme sigurie për shkak të përbërësve kimikë. Rregullat e reja të BE-së për sigurinë e lodrave, përfshirë pasaportën dixhitale dhe ndalimin e substancave të dëmshme, synojnë ta bëjnë blerjen më të sigurt për fëmijët.
KOHA JONË SONDAZH

