Gjermania me numër shumë të ulët vdekjesh falë testimeve masive

Gjermania ka regjistruar një numër shumë të ulët vdekjesh nga koronavirusi, aq sa kryeeksperti mjekësor në Britani, Chris Whitty tha se duhet të nxirren mësime prej tyre

Pas një rritje me 4 mijë infeksione, Gjermania tani ka 103.228 raste të konfirmuara sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch për sëmundjet infektive.

Por numri i vdekjeve të raportuara mbetet shumë i ulët, vetëm 1861.

Shumë ekspertë kanë sugjeruar se numri relativisht i ulët i vdekjeve në Gjermani ka ardhur për shkak të testimeve.

Gjermania po kryen rreth 350 mijë testime për koronavirusin në javë, shumë më tepër se çdo vend tjetër evropian.

Të tjerë theksojnë faktin se mesatarisht, shumica e atyre që janë prekur janë më të rinj se në shumë vende të tjera.

SHKARKO APP