Gjermania, para’ në dorë azilkërkuesve që të largohen
Më shumë se 10 milionë euro. Kaq është fondi i caktuar nga qeveria gjermane në vitin 2016 për të inkurajuar emigrantët e huaj që të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Teksa për azilkërkuesit që largohen vullnetarisht nga Gjermania, do të ketë bonuse në para’.
Çdo emigrant që manifeston dëshirën për t’u rikthyer në atdhe do të paguhet me para’ cash. Madje do të ketë edhe bonuse për emigrantët që kanë dëshirë të hapin një biznes në atdheun e tyre.
Kjo është metoda më e fundit e implementuar nga Gjermania. Shifrat ende nuk janë bërë të ditura, por do të variojnë nga disa qindra në mijëra euro.
KOHA JONË SONDAZH

