FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjermania përforcon masat përballë rrezikut të një vale të dytë të COVID-19

Gjermania, një prej vendeve, deri tani më të kursyera në Europë nga koronavirusi i ri, ka riforcuar dispozitivin e saj kundër pandemisë përballë rrezikut për një valë të dytë të importuar nga pushuesit e kthyer nga pushimet.

Autoritetet gjermane do të vendosin masa kufizuese më të ashpra në nivel lokal në rast të shfaqjes së ndonjë kulmi kontaminimesh.

“Qeveria dhe shtetet rajonale kanë rënë dakord që “ndalimet e daljes” të lëshohen në nivelin e zonave të kufizuara gjeografike për banorët që do të rikufizoheshin pas shfaqjes së ndonjë vatre të COVID-19″, njoftoi kancelaria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konkretisht, me përjashtim të një nevojë absolute, ata nuk mund të largohen nga zona gjeografike e kufizuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bëhet fjalë për një risi në vend, që deri tani kishte një përkufizim mjaft fleksibël të mbylljeve të bazuara kryesisht në vetëdisiplinim dhe vullnet të mirë.

Edhe në kulmin e kontaminimit në mars dhe prill, shumica e gjermanëve, me përjashtim të bavarezëve, nuk kufizoheshin rreptësisht në shtëpitë e tyre ashtu si italianët, spanjollët apo francezët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?