Gjermania: Rusia mund të godasë NATO-n që nesër

Gjenerali gjerman Alexander Sollfrank ka paralajmëruar se Rusia ka kapacitetin për të kryer një sulm të shpejtë ndaj territorit të NATO-s në çdo moment,  duke e cilësuar këtë si një rrezik të mundshëm deri në vitin 2029.

Në një deklaratë të cituar nga Reuters,  Sollfrank tha se ritmi aktual i furnizimit me armatime nga Moska mund të çojë në një përballje të gjerë me aleancën:

Rusia ka mjaft tanke për të bërë një goditje të mundshme që nesër,” tha gjenerali,  duke shtuar se nuk ka indikacione për një plan konkret, por rreziku mbetet real.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai theksoi se forcat ajrore ruse ruajnë kapacitete të konsiderueshme luftarake dhe bërthamore,  ndërsa forcat tokësore kanë pësuar humbje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Sollfrank,  vendimi për një sulm të mundshëm varet nga tre faktorë kyç: Fuqia ushtarake,  përvoja luftarake dhe udhëheqja politike dhe ushtarak.

“Këta tre faktorë më çojnë në përfundimin se një sulm rus është brenda sferës së mundësive. Nëse do të ndodhë apo jo, varet nga sjellja jonë,” tha ai.

Në kuadër të përpjekjeve për forcimin e mbrojtjes kolektive,  Gjermania planifikon të rrisë stafin ushtarak me 60 mijë efektivë,  duke e çuar totalin në rreth 260 mijë ushtarë. Kjo është pjesë e angazhimit të vendit për të përmbushur objektivat e NATO-s në një kontekst sigurie gjithnjë e më të ndërlikuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?