Gjermania sulmon Rusinë

Gjermania akuzoi ashpër Rusinë se me grumbullimin e trupave në kufirin ukrainas dhe në gadishullin e Krimesë, po kërkon të provokojë. “Bindja ime është se pala ruse është po bën gjithçka që mundet për të nxitur një reagim”, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer për televizionin publik ARD.

“Bashkë me Ukrainën, ne nuk do të hyjmë në këtë lojë”, u shpreh ajo dhe shtoi se është e qartë se Rusia “është duke pritur ndonjë lëvizje nga NATO për të pasur një pretekst që të hidhet në veprim”.

Disa fotografi, incizime dhe të dhëna tjera sugjerojnë se ka lëvizje të mëdha të njësive ushtarake ruse drejt apo afër kufirit me Ukrainën dhe Krimenë e aneksuar nga Moska në vitin 2014, gjë që ka rritur shqetësimet se Rusia po përgatitet të dërgojë trupa në Ukrainë. Kievi dhe Perëndimi po ashtu fajësojnë separatistët e përkrahur nga Rusia, që kontrollojnë rajonet lindore të Donetskut dhe Luhanskut, për përshkallëzimin e fundit të situatës.

SHKARKO APP