Gjermania ul taksat për karburantet, paketa 2.5 miliardë euro
Gjermania po përgatit një paketë lehtësuese prej 2.5 miliardë eurosh për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve. Në kuadër të masave të reja, taksat për benzinën dhe naftën do të ulen me 17 cent për litër, duke nisur nga 1 tetori dhe deri në fund të vitit 2026.
Qeveria e kancelarit Friedrich Merz po shqyrton gjithashtu vendosjen e një tavani për çmimet e karburanteve deri më 1 janar 2027, me synimin për të mbrojtur konsumatorët nga rritjet e forta të çmimeve të shkaktuara nga situata e luftës në Iran.
Kriza ka ndikuar ndjeshëm në tregjet energjetike, ndërsa çmimi i benzinës në disa pika karburanti në Gjermani këtë javë ka arritur deri në 3 euro për litër.
Masa të ngjashme janë ndërmarrë edhe në vende të tjera evropiane. Italia ka miratuar ulje të përkohshme të çmimit të naftës me 6.1 deri në 12.2 cent për litër gjatë shtatorit, ndërsa ka hequr edhe taksën rrugore për vitin 2027 për rreth 14.5 milionë automjete.
Në Spanjë vijojnë lehtësimet fiskale dhe rimbursimet për sektorin profesional, ndërsa Greqia ka forcuar kontrollet mbi çmimet me pakicë dhe ofron subvencion për naftën prej rreth 10 cent për litër.

