Gjesti emocionues i vogëlushes në Aleppo që përloti botën (VIDEO)

Një vajzë e vogël siriane, me kokën e saj të fashuar pas një sulmi me bombë që hodhi në erë një autobus në qytetin e shkatërruar nga lufta Alepo, pavarësisht të gjithave kthen kokën nga kamera dhe buzëqesh.

Militantë të ISIS, vendosën të dielën një bombë në një grup autobusësh i cili po priste të transportonte refugjatët nga lufta.

Rreth 120 persona mbetën të vrarë, gjysma e të cilëve ishin fëmijë, dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur, mes të cilëve dhe kjo vajzë e vogël.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht plagëve në kokë dhe sy, ku i shpëtoi vdekjes, ajo gjen forcën të qeshë në videon e transmetuar nga agjencia e lajmeve siriane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo ndodhet brenda një ambulance në pritje të mjekimit të mëtejshëm nga infermierët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?