Gjykata e Hagës: 40 vjet burg Radovan Karaxhiçit

Gjykata e OKB-së në Hagë ka thënë se Radovan Karaxhiç, lideri i serbëve të Bosnjës gjatë luftës civile në 1990 është “përgjegjës për krimet kundër njerëzimit” në disa komuna të Bosnjës. Megjithatë, krimet nuk janë llogaritur si gjenocid, raportojnë mediat e huaja.

Karaxhiç u gjykua për dy akuza për gjenocid, pesë akuza për krime kundër njerëzimit dhe katër akuza për shkelje të ligjeve të luftës, në kapacitetin e tij si President i Republikës Serbe nga 1992 deri 1996.

Megjithatë, Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) nuk gjeti prova të gjenocidit në qytete boshnjake, vendim që u lexua sot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim të seancës, Haga dha vendimin për 40 vite burgim ndaj Radovan Karaxhiç, i cili me rënien e njërës prej akuzave i shpëtoi burgimit përjetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?