Gjykata federale rrëzon Presidentin Trump, zhbllokon vizat për Shqipërinë dhe 74 vende të tjera

Gjykata Federale në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar vendimin e janarit të qeverisë amerikane për bllokimin e vizave për shtetasit nga 75 vende, një masë që synonte të kufizonte vendosjen e tyre në SHBA për një kohë të pacaktuar.

Sipas mediave të huaja, vendimi i marrë nga gjyqtarja Jeannette A. Vargas në Distriktin e Manhattan, përfaqëson një goditje të rëndësishme ndaj politikave të imigracionit të administratës së Presidentit Donald Trump.

Politika, e cila kishte hyrë në fuqi në janar dhe pezullonte përpunimin e vizave për afërsisht 40% të vendeve të botës përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, bazohej në pretendimin e administratës se migrantët mund të ktheheshin në një “barrë ekonomike për amerikanët”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë vendim, gjykata ka shfuqizuar dhe anuluar çdo refuzim vize të bazuar vetëm në këtë politikë dhe ka urdhëruar Departamentin e Shtetit të rikthejë vlerësimin e ligjshëm, rast pas rasti, për të gjitha aplikimet. Masa përbën një pengesë ligjore për qeverinë, e cila megjithatë ruan të drejtën për ta apeluar vendimin, në një kohë kur Shtëpia e Bardhë ka ndërmarrë një sërë veprimesh për përshpejtimin e deportimeve dhe uljen e kalimeve kufitare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lista e plotë e vendeve të prekura nga pezullimi i vizave, e publikuar nga Fox News, përfshin Afganistanin, Shqipërinë, Algjerinë, Antiguan dhe Barbudën, Armeninë, Azerbajxhanin, Bahamasin, Bangladeshin, Barbadosin, Bjellorusinë, Belizen, Butanin, Bosnjë Hercegovinën, Brazilin, Burmën, Kamboxhian, Kamerunin, Kepin e Gjelbër, Kolumbinë, Bregun e Fildishtë, Kubën, Republikën Demokratike të Kongos, Dominikën, Egjiptin, Eritrenë, Etiopinë, Fixhin, Gambinë, Gjeorgjinë, Ganën, Grenadën, Guatemalën, Guinenë, Haitin, Iranin, Irakun, Xhamajkën, Jordaninë, Kazakistanin, Kosovën, Kuvajtin, Kirgistanin, Laosin, Libanin, Liberinë, Libinë, Maqedoninë, Moldavinë, Mongolinë, Malin e Zi, Marokun, Nepalin, Nikaraguan, Nigerinë, Pakistanin, Republikën e Kongos, Rusinë, Ruandën, Shën Kitsin dhe Nevisin, Shën Luçinë, Shën Vincenti dhe Grenadinet, Senegalin, Sierra Leonen, Somalinë, Sudanin e Jugut, Sudanin, Sirinë, Tanzaninë, Tajlandën, Togon, Tunizinë, Ugandën, Uruguain, Uzbekistanin dhe Jemenin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?