Gjykata Supreme britanike: Parlamenti të miratojë Brexit
Bota E Martë, 11 Maj 2021 10:51
Qeveria britanike duhet të konsultojë për miratim Parlamentin para se të aktivizojë nenin 50 të Traktatit të Lisbonës që do të hapë fillimin e negociatave për dalje nga BE-ja, vendosi sot Gjykata Supreme e vendit.
“Nëse veprohet ndryshe do të përbënte një shkelje të parimeve kushtetuese”, deklaroi gjykatësi Neuberger, duke theksuar se tetë gjykatës nga 11 kishin votuar në favor të konsultimit të Parlamentit.

