Gjykata vendos pro Ukrainës: T’i kthehet ari
Një gjykatë Apeli në Holandë dha një vendim pro Ukrainës në lidhje me mosmarrëveshjen mbi pronësinë e një koleksioni histori ari që nisi pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.
Mosmarrëveshja ligjore nisi në vitin 2014 kur katër muzetë e Krimesë u përpoqën të detyronin muzeun “Allard Pierson” në Amsterdam të kthente arin.
Ukraina pretendon se këto thesare janë pronë shtetërore. Muzetë të mbështetur nga Rusia, ende mund ta çojnë çështjen në Gjykatën e Lartë, kështu që ka pak mundësi që koleksioni “Scythian Gold” të zhvendoset ende.