Gjykatësja tronditet nga krimet e përdhunimit të pedofilit, largohet nga seanca gjyqësore

Një gjykatëse është tronditur aq shumë nga krimet e një pedofili saqë u largua nga gjykata.

Gjykatësja Leanne Clare në Queensland pa pamjet filmike të Jason Daron Mizner duke përdhunuar një vajzë dy vjeçare, si pjesë e punës së saj për të marrë vendimin mbi masën e dënimit.

Por pasi pa pamjet e tmerrshme, ajo vendosi të shtynte vendimin që të mos ndikohej nga emocionet e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mendoj se është mirë të vendos një distancë midis shikimit të kësaj kasete dhe dhënies së gjykimit,”-tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokurorët kërkuan që Mizner të burgoset për jetë për 60 krimeve të seksit kundër fëmijës.

44-vjeçari regjistroi veten e tij duke përdhunuar më shumë se 30 herë një fëmijë në fillim të viteve 2000, pasi krijoi një marrdhënie me nënën e saj.

Por më pas nëna zbuloi imazhet dhe videot e abuzimit seksual të fëmijëve që Mizner kishte bërë gjatë kohës që ai ishte me pushime në Tajlandë.

Kur gruaja u përball me të, pedofili qëndroi në Tajlandë ku krijoi një marrëdhënie me një tjetër femër, e cila gjithashtu kishte një vajzë të vogël që u përdhunua nga Mizner .

Ai qëndroi 11 vite në burg, nga 35 që ishte dënuar për tu dëbuar në Brisbane ku u arrestua menjëherë pas kthimit.

Avokatët e tij dëshirojnë që ti jepet dënim i shkurtuar për shkak të “torturës” që pedofili pretendon se vuajti në burgun e Tajlandës për 11 vite për përdhunimin e një fëmije.

Gjithashtu avokatët thonë se Minzer pësoi dëmtim në tru kur u aksidentua nga një motoçikletë në moshën 21-vjeçare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?