Gjyqi kundër Donald Trump, avokatët heqin dorë nga çështja

Dy akovakët kryesorë në gjyqin kundër ish Presidentit Trump kanë hequr dorë nga çështja, një javë para fillimit të gjyqit, raporton The Independent.

Ndryshimi injekton një pasiguri të re në përbërjen dhe strategjinë e ekipit të tij mbrojtës.

Butch Bowers dhe Deborah Barbier, të dy avokatë në Karolinën e Jugut, kanë lënë ekipin mbrojtës duke e cilësuar si “një veprim të ndërsjelltë” që reflekton një ndryshim mendimi mbi drejtimin e çështjes.

Dy personat e njohur në diskutimet ligjore insistuan në anonimitet për të diskutuar biseda private. Njëri prej tyre tha se personat e rinj në ekip prite të shpallen për një ose dy ditë .

Gjyqi kundër Trump do të mbahet më 8 shkurt me akuzën se ai nxiti trazirat në Kapitol më 6 janar.

Republikanët dhe ndihmësit e Trump synojnë të bëjnë një argument të thjeshtë: Gjyq i është antikushtetues sepse Trump nuk është më në detyrë.

SHKARKO APP