Gjyshja kishte humbur jetën 20 vite më parë, vajza dhe mbesa morën 400 mijë euro pension
Një gjyshe që kishte 20 vite që kishte ndërruar jetë, është ”përdorur” nga njerëzit e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Itali. Duke përdorur një llogari bankare të përbashkët me të ndjerën e cila vdiq në mars të vitit 2005, vajza dhe mbesa morën pagesa mujore pensioni pa raportuar kurrë vdekjen e të afërmes së tyre, duke fituar përfundimisht 400,000 euro.
Nëna dhe djali u denoncuan në Milano për mashtrim të rëndë kundër shtetit. Hetuesit zbuluan përdorimin e një dokumenti identiteti të falsifikuar.
Disa formularë që përmbanin informacionin personal dhe nënshkrimin e të ndjerës u plotësuan dhe u nënshkruan më shumë se dhjetë vjet pas vdekjes së saj, një faktor që e përkeqësoi situatën e dy të dyshuarve. Ishin pikërisht këto falsifikime që lejuan marrjen e paligjshme të fondeve për dy dekada.
KOHA JONË SONDAZH

