Gorbaçov: Rusia do t’ia dalë, vlerat s’janë drejt zhdukjes

Ish-presidenti i fundit sovjetik, Mihail Gorbaçov, i cili feston këtë të mërkurë 85-vjetorin e lindjes, është shprehur besimplotë se Rusia do ta kalojë me sukses ngërçin e krizës ekonomike që po përjeton vendi përballë uljes së çmimit të naftës dhe sanksioneve perëndimore.

“Rusia ka të gjithë potencialin e nevojshëm për të përballuar këtë fazë kritike”, u shpreh Gorbaçov në një artikull të publikuar në gazetën opozitare “Novaja gazeta”.

“Vendi ka përjetuar periudha edhe më të vështira”, pohoi më tej ai, duke bërë thirrje për të mos u bërë jehonë as dështimeve ose katastrofave të përjetuara nga Rusia.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shprehem me bindje se vlerat nuk janë drejt zhdukjes”, theksoi Mihail Gorbaçov, ideatori i reformave politike dhe ekonomike që çuan në rrëzimin e Bashkimit Sovjetik 25 vite më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?