Greqi, banorët e ishujve përplasen me policinë kundër ndërtimit të kampeve të refugjatëve

Banorët e dy ishujve në Greqi janë përleshur me policinë teksa autoritetet po vazhdojnë me projektplanin e tyre për ndërtimin e kampeve për refugjatët.

Demonstruesit në ishujt Lesbos dhe Chios u përpoqën që të bllokojnë makineritë dhe punonjësit në kantierin e ndërtimit për të vijuar me planet.

Përleshjet janë regjistruar dhe në kamera ku tregohet se policia ka përdorur gaz lotsjellës për të zbrapsur demonstruesit.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është zotuar të ndërtojë një kamp për refugjatët në dy ishujt.

Por ky vendim duket se ka shkaktuar reagimin e banorëve vendas të cilët janë kundër saj.

Ata shprehen se ky plan nuk është e mirë për asnjë palë. Ishulli i tyre është shndërruar në një burg gjigant ku emigrantët detyrohen të jetojnë në kushte skandaloze.

SHKARKO APP