Greqi/ Ndërrojnë jetë nga COVID 72 pacientë në 24 orët e fundit
Bota E Hënë, 15 Nëntor 2021 17:15
Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 6950 raste të reja me COVID. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 72 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 16 838 në total.
Aktualisht në intubim po trajtohen 551 pacientë, prej të cilëve 460 janë të pavaksinuar ose janë vaksinuar vetëm me një dozë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në spitalet COVID në Greqi janë shtruar 365 pacientë të rinj të infektuar me koronavirus.