Greqi, rrëzohet një helikopter në aksionin e shuarje së zjarreve

 

Një Helikopter zjarrëfikës, i përfshirë në luftën kundër zjarrit që ra sot pa gëdhirë e premtja në Lakonia të Greqisë është rrëzuar, po fatmirësisht dy pilotët kanë shpëtuar për mrekulli. 

Helikopteri siç bëjnë me dije burimet shtetrore,  ka bërë ulje të detyruar dhe për fat të mirë  është ulur larg flakve të zjarrit, duke evituar një katastrofë ku rrezikohej jeta e pilotëve. Ndërkohë vatra të tjetër zjarri kanë shpërthyer në mesditë edhe në lagjen Imitu në periferi të Athinës, ku janë angazhuar për shuarjen e zjarrit 30 zjarrëfikës me 10 automjete, si dhe një helikopter.

Gjithashtu një vatër zjarri ka shpërthyer edhe në afërsi të Kalkidhës, ku megjithë përpjekjet e zjarrëfikësve zjarri ndodhet jashtë kontrollit, flakët e sëcilit po përhapen me shpejtësi në drejtim të Greqisë qëndrore, Lamija, Livadhja, Afissias dhe Karpenisi, si rezultat i erave të forta që po fryejn momentalisht.

Kujtim Vani

SHKARKO APP