Greqi/ Shkon në 66 numri i personave me koronavirus dhe pritet rritja e tyre, asnjë viktimë
Në Greqi rastet që rezultojnë pozitiv nga testet me koronavirus po shtohen ndërkohë që së fundmi mediat vensa flasin për 66 persona të infektuar.
Vendi po përgatiet për tu përballur me një numër akoma edhe më shumë në rritje kjo edhe për faktin se përllogariten kontaktet që ata kanë pasur me persona të tjerë.
Njëri nga pacientët është shtruar në spital me pneumoni të rëndë në Njësinë e Kujdesit për Pacientët në Patras. Të gjithë të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme dhe mbikëqyrja e tyre shëndetësore vazhdon.
22 prej tyre janë shtruar në spital në Attica, Selanik dhe Patras dhe 43 mbeten të izoluar në shtëpinë e tyre.
Nga ana tjetër lajmi i mirë është se deri më tani fatmirësisht nuk ka pasur asnjë viktimë për shkak të koronavirusit duke marrë parasysh këtu se në vendin fqinj të Italisë, shifrat paraqiten alarmante, me mbi 5000 të prekur dhe 233 të vdekur.
Ndërkohë 21 rastet e reja janë në Atikë, Achaia, Ilia dhe në ishullin Evia. Në të gjithë botën, numri i të infektuarve ka shkuar mbi 100.000.