Greqi, Tsipras u jep kreditorëve një plan-propozimi

Kriza në Greqi nuk njeh fund apo as nuk merr zgjidhje. Greqia ka prezantuar një marrëveshje para kreditorëve gjatë negociatave. Kriza shqetësuese e Greqisë, ku të premten skadon edhe afati i këstit ndaj FMN-së, ka mbledhur gjatë natës në Berlin: Merkel, Draghi, Hollande, Lagarde e Juncker.

Kryeministri grek Alexis Tsipras nuk ka dhënë detaje mbi dokumentin që ka prezantuar para kreditorëve, por është shprehur se përmban “propozime realiste”.

Duke folur për televizionin grek “Nerit TV”, Tsipras ka thënë se tashmë “vendimi i takon lidershipit politik të Europës”, dhe është i bindur që liderët europianë do të jenë realistë.

-“Puna duhet të vazhdojë me intensitet të madh”. Ky ka qenë mesazhi i takimit të Berlinit.

Liderët u takuan mbrëmjen e të hënës për të diskutuar lidhur me tratativat aktuale mes institucioneve dhe qeverisë greke.

Greqia duhet t’i paguajë FMN-së 300 milionë euro deri më 5 qershor.

SHKARKO APP