Greqia anulon azilin pasi Turqia lejoi kalimin e lirë të emingrantëve

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis bëri një Tëitter, ku shprehej se vendi i tij nuk do të pranojë kërkesa për azil për një muaj, pas vendimit të Turqisë për të lejuar kalimin e lirë të emigrantëve që vijnë nga vendet e konfliktit. Mitsotakis paralajmëroi se Greqia do të mbrojë kufijtë e jashtëm të BE, duke u thënë migrantëve se do të kthehen mbrapa nëse përpiqen të kalojnë kufirin e saj.

Në kufirin tokësor greko-turk, ushtria greke dhe patrullat e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe granata për të penguar përpjekjet e mijëra emigrantëve për të hyrë brenda vendit gjatë natës. Vetëm gjatë fundjavës, autoritetet greke kanë ndaluar rreth 15 mijë emigrantë në tentativën për të kaluar kufirin.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë postoi foto të dhunës në kufi, duke u shprehur: “Shiko kush na jep leksion mbi ligjet ndërkombëtare. Ata po hedhin paturpësisht bomba me gaz lotsjellës mbi mijëra të pafajshëm të grumbulluar në kufijtë e tyre. Ne nuk kemi detyrim t`i ndalojmë njerëzit të largohen nga vendi ynë, por Greqia ka për detyrë t`i trajtojë si qenie njerëzore”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, Qeveria greke reagoi duke u shprehur: “Turqia, në vend që të frenojë rrjetet e kontrabandës së migrantëve dhe refugjatëve, është bërë vetë një vend kontrabandist”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?