Greqia gati të fillojë bisedimet me Turqinë

Të gjitha mundësitë mbeten të hapura që ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Turqisë të takohen për të rinisur dialogun për demilitimin e zonës ekskluzive ekonomike dhe shefit kontinental. Ndonëse nuk ka ende një datë, nga Athina thuhet se ministri grek Dendias mbetet i hapur për t’u takuar me homologun Çavousoglou, sapo kushtet ta lejojnë.

Ndërsa duket në horizont, një takim midis ministrave të Jashtëm të Greqisë dhe Turqisë Nikos Dendias dhe Mevlut Çavousoglu sipas burime diplomatike nuk është vendosur në axhendë. Deri tani palët kanë rënë dakord të rifillojnë bisedimet teknike më 25 janar në Stamboll.

Ministri i Jashtëm i Greqisë ka mbajtur marrëdhënie miqësore me homologun e tij turk për disa vjet, por takimi i tyre nuk është rënë dakord ende për t’u zhvilluar në të ardhmen e afërt,” i tha një burim diplomatik gazetës Kathemerini, duke shtuar “se ministri Dendias mbetet i hapur për t’u takuar me zotin Çavousoglou, sapo kushtet ta lejojnë”.

Kjo gatishmëri nga Athina vjen pas ftesës së ministrit të Jashtëm turk Çavushoglu që palët të takohen në Tiranë.

Ky lajm vjen ndërkohë që edhe presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan i zbuti tonet dhe kërkoi përmirësimin e lidhje me Bashkimin Europian.

Si vend jemi gati t’i kthejmë në shina lidhje tona dhe të hartojmë një axhendë pozitive. U bëjmë thirrje miqve tanë europianë të tregojnë të njëjtin vullnet,” tha Erdogan gjatë takimit me ambasadorët europianë të akredituar në Ankara.

Bisedimet midis Turqisë dhe Greqisë për demilitimin e zonës ekskluzive ekonomike dhe shefit kontinental janë pezulluar që në vitin 2016 gjatë qeverisjes Tsipras.

SHKARKO APP