Greqia mbylli kufirin me Serbinë, reagon Daçiç: Vendim i pakëndshëm, humbje për grekët

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç ka reaguar në lidhje me vendimin e Greqisë për të mbyllur kufirin me Serbinë, pas shtimit të rasteve në këtë shtet.

Daçiç deklaroi për mediat se shpreson se Greqia do të rishikojë vendimin e saj. Në një intervistë për një televizion shtetëror ai tha se kur qeveria Greke të rivlerësojë të dhënat mbi epideminë, kufijtë e saj do të rihapen për turistët nga Serbia. Ministri i Jashtëm serb e përshkroi vendimin si “të pakëndshëm dhe të keq”, duke theksuar se “kryesisht dëmton vetë interesat e Greqisë”.

Ditën e djeshme në Serbi u konfirmuan 302 raste të reja me COIVD-19 si dhe pesë pacientë vdiqën.
Serbia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 11 qytete dhe po merren masa kufizuese për të parandaluar përhapjen e virusit.

SHKARKO APP