Greqia paralizohet nga greva dhe protesta e punonjësve të sektorëve publikë
Janë anuluar numri i madh i fluturimeve, komunikacioni urban, spitalet dhe institucione tjera publike punojnë në kapacitetet minimale. Sindikatat kanë marrë dje vendim për grevë 24 orëshe, për të protestuar kundër projekt-buxhetit fiskal për vitin 2015. Në kuadër të thirrjes së bërë nga GSEE dhe ADEDY në grevën e cila filloi sot në orën 06.00 marrin pjesë të gjithë punonjësit e sektori publik dhe privat.
Për shkak të grevës në spitalet shtetërore do të jenë të gatshëm vetëm ekipet e emergjencës dhe të sigurisë. Gjithashtu për shkak të pjesëmarrjes në grevë të kontrollorëve të trafikut ajror dhe të punëtorëve të portit, pritet që të ketë ndërprerje në udhëtimet ajrore dhe në transportin detar.
Në anën tjetër, punonjësit e sektorit të medias në kuadër të grevës së sotme kanë mbajtur dje grevë 24 orëshe. Për shkak të grevës në kuadër të sindikatës së gazetarëve (ESHEA) në Greqi në të gjitha televizionet dhe radiot është ndaluar publikimi i lajmeve, ndërsa ueb-faqet morën vendimin që gjatë ditës mos të përditësojnë lajme në portalet.
Punonjësit e sektorit të medias do të mbështesin sot grevën duke ndërprerë punën nga ora 11.00 deri në orën 14.00. GSEE dhe ADED janë kundër projekt-ligjit të buxhetit duke argumentuar se Qeveria në kuadër të buxhetit fiskal 2015 do të bëjë shkurtime të reja në pagat e punonjësve të sektorit publik, punëtorëve dhe pensionistëve.