Greqia po e mendon njohjen e Kosovës
Përplasjet e kohës së fundit mes Athinës dhe Beogradit mund të rezultojnë me lëvizjen e Greqisë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës, shkruan Koha Ditore në numrin e të mërkurës.
Teksa raportet nga e përditshmja prestigjioze greke “Kathimerini”, e cila citon “qarqe të politikës së jashtme” në Athinë, përmendin pakënaqësinë greke me lëvizjet ndërkombëtare të Beogradit në lidhje me Kosovën dhe kontestin e emrit me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (FYROM).
Dr. Ioannis Armakolas, kreu i Programit për Evropën Juglindore pranë Fondacionit Helen për Politikë Evropiane dhe të Jashtme (ELIAMEP), i tha “Kohës Ditore” se ai nuk ka njohuri për lëvizjet e fundit të Beogradit në lidhje me problemin maqedonas, por shpjegoi se “njohja nga Beogradi e FYROM-it nën emrin e vet kushtetues, një lëvizje kjo që iu përplas për fytyre Greqisë, e cila përkrahi vazhdimisht Serbinë gjithë këto vite, është një rrëfim i vjetër që nuk është ngritur sa duhet në të kaluarën nga Athina”.