Greqia probleme me emigrantët

UNHCR, Agjensia e Refugjatëve në Kombet e Bashkuara i ka bërë thirrje Greqisë të marrë nën kontroll kaosin e krijuar në ishujt e saj, ku mijëra emigrantë kanë zbarkuar muajve të fundit. Sipas UNHCR, në brigjet greke vetëm në muajin korrik kanë zbritur 50 mijë emigrantë. Të dhënat u bënë publike nga Drejtori i këtij insitucioni Vincent Cochetel, pasi vizitoi ishujt Lesbos, Kos dhe Kios. “Kam 30 vjet që punoj me UNHCR, kam vizituar shumë vende në Afrikë dhe Azi, por kurrë nuk kam parë një situatë të tillë. Ky është Bashkimi Evropian dhe kjo është krejtësisht e turpshme “, tha ai, referuar kushteve ku jetonin emigrantët. Sipas tij, në shumicën e qendrave të strehimit ka një tejmbushje me emigrantë përtej kapaciteteve. Për pasojë ata flenë në rrugë, parqe, stola. “Ishujt janë në kaos total dhe Greqia duhet ti japë një zgjidhje kësaj situate të rëndë”, thotë ai. UNHCR gjithashtu bën thirrje që të respektohet vendimi i fundit i Komisionit Europian për shpërndarjen e emingranve sipas formulës së kuotimit, në mënyrë që barra të mos mbetet vetëm Greqinë dhe Italinë.

 

SHKARKO APP