Greqia regjistron 801 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orë

Në Greqi janë regjistruar sot 801 të infektuar me koronavirus.

Autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur gjithashtu se si pasojë e sëmundjes e kanë humbur jetën edhe gjashtë qytetarë ndërsa numri i të intubuarve është 173.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka shkuar në 426.963 (ndryshimi ditor + 0.2%), nga të cilat 51.2%  janë burra. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 109 rezulton të kenë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 1,238 janë raste kontakti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket rasteve fatale, që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 12,743 humbje jete në shtetin fqinj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?