FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Greqia s’dorëzon puçistët, Ministri turk: Vendim i padrejtë dhe politik

Ministri i Drejtësisë Bekir Bozda (Bekir Bozdağ) reagoi ndaj vendimit të Greqisë për të mos ekstraduar puçistët që morën pjesë në tentativën e grushtit të shtetit të cilët u arratisën në Greqi duke e quajtur atë të padrejtë dhe politik.

Në deklaratën e bërë në lidhje me këtë çështje nëpërmjet medias sociale, Ministri Bozda shkroi: “Ky vendim i Greqisë ka shkaktuar një dëm të madh që është i vështirë të rregullohet dhe që do të marrë shumë kohë”.

Ai bëri të ditur se vendimi në fjalë nuk mund të ndryshojë të vërtetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky vendim i padrejtë dhe i gabuar i dhënë nga organet e drejtësisë së Greqisë nuk mund të justifikohet me asnjë ligj dhe është i pandreqshëm. Unë e ftoj edhe një herë Greqinë të heqë dorë nga ky vendim dhe ti ekstradojë Turqisë puçistët e 15 korrikut” tha Ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozda.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?