Greqia u heq limitin e tërheqjes së parave vetëm priftërinjve

 

Mandati i dytë i qeverisë greke të Aleksis Tsipras nisi me një vendim për heqjen e kufizimeve për tërheqjen e parave nga bankat për klerin.

Bëhet fjalë për një vendim që i mundëson klerit të tërheqë deri në 10 mijë euro në muaj, nga rreth 1200 që ishte deri më tani, vendosur në muajin qershor si pjesë e paketës së kufizimeve për të ndalur boshatisjen llogarive bankare.

Kleri ortodoks në Athinë mirëpriti vendimin duke deklaruar se do të ndihmojë mjaft në aktivitetin e tyre “social dhe bamirës”. Megjithatë, Tsipras u kujdes të deklaronte se nuk bëhet fjalë vetëm për klerin ortodoks, por për të gjithë klerët fetarë që veprojnë në Greqi.

Vendimi për kufizimin e tërheqjes së parave nga bankat hyri në fuqi pak para referendumit të 5 korrikut, si masë për të parandaluar fluksin e qytetarëve dhe bizneseve greke që nxituan të boshatisin llogaritë e tyre nga frika e një daljeje të mundshme të vendit në Eurozona.

SHKARKO APP