FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Greqia ul taksat

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar shkurtime të taksave si dhe një sërë masash për familjet në nevojë.

“Në konsultim me stafin financiar, ne po shpallim përmirësimin e synimit te rritjes ekonomike për vitin 2021 nga 3.6% në 5.9%. Lajme inkurajuese edhe për bizneset: Tatimi mbi të ardhurat zvogëlohet nga 24% në 22% në mënyrë të përhershme”, tha ai.

Mitsotakis po ashtu ka shpallur një plan veprimi kombëtar për të rinjtë të cilët sipas tij u rritën gjatë krizës ekonomike, përjetojnë karantinat si dhe krizën klimatike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Që tani e tutje, të rinjtë deri në moshën nga 29 që nuk kanë punuar asnjëherë, nëse punësohen me kohë të plotë, do të subvencionohen nga shteti me 1,200 euro për 6 muaj. 600 do të shkojnë tek punëdhënësit për uljen e kostove të pagës, dhe 600 të tjerat do t’u jepen atyre përveç pages qe do marrin”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?