Gripi bën ”kërdinë” në Itali, 1 milion të infektuar brenda 1 jave

Edhe pse rastet me koronavirus janë ulur ndjeshëm pothuajse në të gjithë botën, duke i lënë vendin gripit sezonal, ashtu si përpara pandemisë.

Italia tashmë po raporton një situatë alarmante, ku të paktën 1 milion persona janë infektuar nga gripi sezonal në 7 ditët e fundit. Lajmi bëhet i ditur nga rrjeti i monitorimit InfluNet në Institutin e Shëndetësisë.

Që nga nisja e monitorimit më shumë se 3.5 milionë persona në total janë prekur nga gripi. Për këtë arsye, Shoqata Italiane e Pediatrisë iu bën thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre kundër gripit për të siguruar një mbrojtje sa më efikase.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?