Groenlandë, ajsbergu afrohet pranë fshatit, rrezik për Cunam në Inaarsuit

Një ajsberg gjigand po shkon në drejtim të Inaarsuit, një fshat në Groenlandën perëndimore.

Qendra e vogël është detyruar të bëjë evakuimin e pjesshëm të banorëve për të evituar të mbyten nga dallgët e mëdha, në rast se masivi i akullit do të thyhet.

Ajsbergu është afruar tek shtëpitë, por nuk ka lëvizur më gjatë natës. Autoritetet thonë që nuk kanë parë kurrë një ajsberg kaq të madh në jetën e tyre.
169 banorët e Innarsuit që jetojnë në zonën e ajsbergut janë transferuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Centrali elektrik i fshatit dhe pika e karburantit janë shumë pranë me bregun. Disa ekspertë thonë që eventet që kanë shkaktuar shkatërrimin e ajsbergut janë si pasojë e ndryshimeve klimaterike, faktorë të kësaj natyre rrisin rrezikun për cunam.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në qershor shkencëtarët e New York University kanë publikuar videon e një ajsbergu të madh që shkëputej nga një pjesë akulli në Groenlandën lindore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?