Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 3 Nëntor 2026, 23:02 Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama! Lideri demokrat Berisha i ftuar te Blendi Fevziu këtë të martë në Opinion tha se është gati të bashkohet edhe me Arlind Qorin vetëm…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Berisha
  • Champions League
  • Ministri i Transportit
  • Zgjedhjet në SHBA
  • Sulm nga ariu
  • Rama
  • Kërcënime me bombë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Berisha
  • Champions League
  • Ministri i Transportit
  • Zgjedhjet në SHBA
  • Sulm nga ariu
  • Rama
  • Kërcënime me bombë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gruaja e cila ndërtoi fushatën që përmbysi politikën amerikane, fitorja e Zohran Mamdanit në New York

Bota E hënë, 10 Nëntor 2025 21:29
Gruaja e cila ndërtoi fushatën që përmbysi politikën amerikane, fitorja e Zohran Mamdanit në New York
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kur Zohran Mamdani tronditi politikën e New York-ut duke mposhtur ish-guvernatorin Andrew Cuomo në primaret demokratike dhe më pas duke fituar zgjedhjet për kryebashkiak, vëmendja publike u përqendrua kryesisht tek prezenca e tij në rrjetet sociale dhe fakti që ishte si “magnet” për votuesit e rinj. Pas fitores historike të 34-vjeçarit që do të betohet në janar si kryebashkiak qëndronte një mendje strategjike: Zara Rahim, eksperte komunikimi që prej më shumë se një dekade vepron në ndërthurjen mes politikës, kulturës dhe strategjisë digjitale.

Strategia që ndryshoi fushatën

Rahim, e cila prej muajit shkurt ka shërbyer si këshilltare e lartë e Mamdanit dha udhëzime që u kthyen në “boshtin” e gjithë fushatës. Siç raporton New York Times, ajo i kërkoi Mamdanit të “harrojë New York-un që shpikin strategët politikë” dhe të ndërtojë “një fushatë për qytetin e vërtetë“. Ky mesazh u bë themeli i një lëvizjeje masive nga baza, që mobilizoi mbi 90 mijë vullnetarë dhe aktivizoi votues që për vite të tëra kishin mbetur jashtë radarit të elitës politike të qytetit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një karrierë mbresëlënëse

35-vjeçarja, me origjinë nga një familje bangladesho-amerikane dhe e rritur në Floridën e Jugut, ka një profil të pazakontë për një stratege politike. Ajo nisi karrierën e saj si praktikante në fushatën e rizgjedhjes së Barack Obamës në vitin 2012, ku u promovua shpejt si Drejtoreshë e Përmbajtjes Digjitale për Floridën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Aty ajo mësoi si të përdorte fuqinë e rrjeteve sociale për të ndërgjegjësuar votuesit. Pas kësaj përvoje, Rahim punoi në Zyrën e Strategjisë Digjitale të Shtëpisë së Bardhë, më pas në Uber, ku ndihmoi në hartimin e legjislacionit për shërbimet e transportit të përbashkët. Në vitin 2016, ajo iu bashkua fushatës presidenciale të Hillary Clinton dhe më pas kaloi në botën e modës, si Drejtoreshë e Komunikimit në revistën “Vogue” nga viti 2017 deri në 2018.

Mund t'ju interesojë

Tragjedia me 69 viktima, jep dorëheqjen ministri i Transportit

Tragjedia me 69 viktima, jep dorëheqjen ministri i Transportit

Para 8 orësh
Papa Leone XIV gati për turin në Amerikën e Jugut, mjekët: Asnjë rrezik

Papa Leone XIV gati për turin në Amerikën e Jugut, mjekët: Asnjë rrezik

Para 9 orësh
Fitorja e demokratëve? 4 drejtimet e reja që mund të marrë diplomacia amerikane

Fitorja e demokratëve? 4 drejtimet e reja që mund të marrë diplomacia amerikane

Para 10 orësh

Në atë periudhë, ajo bashkëpunoi me emra të njohur nga moda, arti dhe politika, duke përpunuar aftësi që më vonë do të ishin vendimtare për të ndërtuar imazhin publik të Mamdanit. Kohët e fundit, Rahim ka punuar si konsulente e pavarur komunikimi, me klientë të njohur si A24, Mariah Carey dhe Netflix.

Një fushatë e bazuar në autenticitet

Për fushatën e Mamdanit, Rahim ndërtoi një strategji që bazohej në autenticitet dhe kontakt të drejtpërdrejtë me komunitetet, veçanërisht ato që zakonisht anashkalohen nga fushatat tradicionale. Ajo kuptoi se prania e fuqishme në rrjetet sociale nuk mjaftonte, nëse nuk mbështetej nga përfshirja reale në terren. Sipas New York Times, Rahim organizoi një kalendar intensiv aktivitetesh ku videot për TikTok dhe Instagram xhiroheshin mes takimeve të shumta me banorët. Mamdani fliste në spanjisht dhe hindi, duke iu drejtuar punëtorëve e komuniteteve shumëkulturore të qytetit. “Ka bangladeshas apo njerëz nga Afrika Perëndimore që nuk kishin votuar kurrë në një primare për kryebashkiak”, shpjegoi Rahim. “Por kur shohin dikë që shkon në xhamitë e tyre dhe e trajton lagjen e tyre me respekt, ata ndihen përfshirë”, shtoi ajo. Sot, në New York jetojnë rreth një milion banorë myslimanë.

Përballja me sulmet

Strategjia e Rahim përfshinte edhe mënyrën e reagimit ndaj sulmeve politike. Kur Andrew Cuomo bëri komente që u cilësuan si islamofobike nga mbështetësit e Mamdanit, Rahim reagoi menjëherë, duke e dënuar publikisht retorikën e tij. “Ai po përpiqet të tërheqë votuesit myslimanë vetëm duke thënë shikoni këtë myslimanin e keq, është një taktikë e dëshpëruar e një njeriu që nuk ka asgjë për t’u thënë myslimanëve”, deklaroi ajo për CNN.

Një ekip fitues dhe një tranzicion historik

Rahim bashkëpunoi ngushtë me figura kyçe të fushatës si Maya Handa, Tascha Van Auken dhe Faiza Ali, të cilat patën një rol vendimtar në fitore. Van Auken, drejtoi një operacion masiv vullnetarësh që trokiti në 1.6 milion dyer vetëm gjatë primareve, duke realizuar 247 mijë biseda me votuesit.

Në zgjedhjet e përgjithshme, rrjeti i vullnetarëve u zgjerua në mbi 90 mijë persona. Fushata ndërthurte organizimin klasik derë më derë me videot online që bëheshin virale. Videot e Mamdanit në internet grumbulluan dhjetëra miliona shikime, por mbi të gjitha, fushata ruajti, siç e përshkruan ekipi, “kulturën e lidhjes”, në vend të “kulturës së shfrytëzimit” tipike të fushatave tradicionale.

Pas fitores së Mamdanit më 4 nëntor, ai shpalli një ekip tranzicioni totalisht me gra, ku përfshihen: Zara Rahim, ish-kryetarja e Komisionit Federal të Tregtisë Lina Khan, ish-nënkryetarja e Bashkisë Maria Torres-Springer, presidente e “United Way” Grace Bonilla, dhe ish-nënkryetarja Melanie Hartzog. Ky ekip do të drejtojë përgatitjet ndërsa Mamdani do të marrë detyrën më 1 janar 2026, duke hyrë në histori si kryebashkiaku i parë mysliman, i pari me origjinë nga Azia Jugore dhe më i riu në më shumë se 100 vjet në krye të New York-ut.

Etiketat e lidhura

Zara RahimZohran Mamdani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!
Para 7 orësh

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!

Champions/ United përmbys Romën, fitojnë edhe Bayerni, Interi dhe Barcelona
Para 7 orësh

Champions/ United përmbys Romën, fitojnë edhe Bayerni, Interi dhe Barcelona

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë
Para 8 orësh

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

Tragjedia me 69 viktima, jep dorëheqjen ministri i Transportit
Para 8 orësh

Tragjedia me 69 viktima, jep dorëheqjen ministri i Transportit

Më të lexuarat

1 Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë
Para 8 orësh

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

2 Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë
Para 11 orësh

Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

3 Promovimi i romanit të Ben Blushit ishte si miting
Para 11 orësh

Promovimi i romanit të Ben Blushit ishte si miting

4 Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!
Para 7 orësh

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.