Gruaja hedh veten në erë në qendër të kryeqytetit, plagosen 9 persona

Të paktën nëntë persona mbetën të plagosur nga një sulm vetëvrasës në kryeqytetin e Tunizisë. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, një grua shpërtheu veten me eksploziv në rrugën Habib Bourguiba në qendër të Tunisit.

Ministria e Brendshme  e përshkroi shpërthimin pranë Teatrit Komunal si sulm terrorist. Nga raportimet paraprake, nuk flitet për asnjë të vdekur.

Sulmi erdhi pikërisht kur industria e turizmit në Tunizi filloi rimëkëmbjen. Kujtojmë se para tre vitesh pati dy sulme terroriste që shkaktuan vdekjen e dhjetëra turistëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?