Gruaja më e vjetër në botë feston sot ditëlindjen

Kane Tanaka, gruaja japoneze që nga libri i rekordeve “Guiness” njihet si personi më i moshuar në botë, e ka festuar të shtunën ditëlindjen e saj të 118-të.

E lindur më 2 janar 1903, zonja Tanaka e festoi ditëlindjen e 118-të në shtëpinë për personat e moshuar në Fukuoka, që ndodhet në pjesën jugperëndimore të Japonisë.

Ajo festoi duke duartrokitur dhe duke thënë se planifikon të qëndrojë e shëndoshë deri në moshën 120-vjeçare. Tanaka është në gjendje të mirë shëndetësore, ha tri herë në ditë dhe bën ushtrime fizike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?