Gruaja pakistaneze që sfidon talebanët çdo ditë

Një e ve ka kaluar vitet e fundit në mënyrë të hapur duke sfiduar rregullat brutale të talibanëve që kontrollojnë pamjen dhe sjelljen e grave. Gul Jima, një nënë që ka jetuar në Pakistan për dhjetë vjet pasi iku nga vendlindja e saj në Afganistan, rrëfen historinë e saj. Ajo nuk pranonte tu bindet rregullave të rrepta të imponuara nga rebelët talebanë – të cilët kishin kontrollin e krahinës mes viteve 2007 dhe 2009. Ato ndalonin gratë që të lëvizin në publik pa një të afërm mashkull dhe pa mbulesën e tyre, pa burka.

Jima ka treguar historinë në lidhje me të kaluarën e saj për të gjithë ata talibanë që e ndaluan, por ajo ju bëri aty një moral të fuqishëm, raporton Daily Mail.

Pavarësisht që talibanët vazhduan kryengritjen, pasi u rrëzuan dhe vazhdimisht kërcënojnë gratë që nuk i binden urdhrave të tyre, Jima bën përjashtim pasi i sfidon ata. Meshkujt me kallashnikovë që patrullojnë rrugët por duket se nuk i kushtojnë vëmendje kësaj gruaje të moshuar të ulur që thotë  historitë e saja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa vendasit thonë se ajo është e sëmurë mendërisht por ajo është konsideruar si një njeri i dashur i qytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njerëzit thonë se ajo ju kujton atyre një kohë të artë përpara se talebanët të arrin dhe gratë mund të lëvizin lirisht në paqe.

Jima jeton në rajonin ku aktivistja e edukimit dhe fituesja e çmimit Nobel, Malala Yousafzai u qëllua për fushatën e saj për të drejtën e vajzave të reja për të shkuar në shkollë. Talebanët kanë hedhur në erë disa shkolla në të gjithë rajonin duke përfshirë masakrën ku vranë 141 njerëz, duke përfshirë 132 nxënës në një shkollë ushtarake në 2014.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?