Gruaja shkon për të derdhur mbeturinat, një burrë e qëllon pa arsye me armë
Një nënë holandeze u përpoq të shmangte një person që hapi zjarr ndaj saj krejt pa pritur në rrugë, teksa gruaja derdhi koshin e mbeturinave.
39-vjeçari sapo kishte përgatitur mëngjesin për vajzën e saj adoleshente dhe shkoi për të derdhu kazanin, kur e gjeti veten papritur nën sulmin e armatosur.
Pamjet e kamerave të sigurisë u publikuan këtë javë, ndërsa ngjarja ka ndodhur më 7 maj të këtij. Në video shihet vrasësi me një skafandër motori dhe një pistoletë silenciator.
Gruaja, e cila nuk është identifikuar, është goditur nga një plumb i vetëm në pjesën e krahut, duke i shkaktuar vetëm lëndime të lehta.
Vajza e saj ndihmoi për të parandaluar gjakderdhjen para se të dërgohej në spital.
Gruaja tha: ‘Vajza ime ka vepruar si një e rritur. Ajo vuri një leckë kundër gjakderdhjes dhe thirri menjëherë shërbimet e emergjencës dhe babain e saj”.
Zyrtarët nuk kanë zbuluar një motiv për vrasjen në tentativë, megjithëse thonë se kjo mund të lidhet me një varg të shtënave të lidhura me drogën në Eindhoven.
KOHA JONË SONDAZH

