Gruevski: Pas 15 janarit, nuk do jem më kryeministër

 

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski përsëriti edhe një herë se do të largohet nga detyra që mban përpara 15 janarit.

“Do të ketë qeveri të re teknike sipas marrëveshjes së Përzhinos. Më 15 janar ajo do të formohet e në vazhdim do të merret me organizimin e zgjedhjeve. Kurse dorëheqja do të jepet më parë. Se kush do të jetë kandidati për kryeministër do të vendosë partia dhe për këtë do t’ju njoftojmë në kohën e duhur”, deklaroi Gruevski sipas mediave vendase.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bazë të marrëveshjes mes forcave politike të arritur disa muaj më parë, qeveria do të drejtohet nga një funksionar tjetër i partisë së tij VMRO-DPMNE.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shtoi se me komisarin evropian, Johannes Hahn, i cili do të mbërrijë javën e ardhshme në Shkup, do të bisedojë për të gjitha çështjet aktuale të vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?