Grupi i mbështetur nga Irani, Huthi, konfirmon vrasjen e kryeministrit në sulmin izraelit

Grupi i mbështetur nga Irani tha se disa zyrtarë të lartë u vranë kur Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) shënjestruan kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, të enjten.

IDF tha se Rahawi dhe zyrtarë të tjerë të lartë Huthi u “eliminuan” kur avionët luftarakë izraelitë goditën një tubim në zonën e Sanaa-s.

Grupi Huthi ka kontrolluar pjesën më të madhe të Jemenit veriperëndimor që nga viti 2014, pasi rrëzuan qeverinë e njohur ndërkombëtarisht nga Sanaa dhe shkaktuan një luftë civile shkatërruese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Huthit thanë se Rahawi ishte vrarë së bashku me disa ministra nga po i njëjti grup, megjithëse nuk tregoi për emrat e të tjerëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Faqja e lajmeve të Arabisë Saudite al-Hadath raporton se ministri i jashtëm i Huthitëve, si dhe ministrat për drejtësi, rini dhe sport, çështje sociale dhe punë, u vranë.

Zyra e Mahdi al-Mashat, presidentit të Huthitëve, tha se disa ministra të tjerë “morën lëndime serioze” si rezultat i sulmit.

Shtoi se Muhammad Ahmed Miftah, zëvendëskryeministri Huthi, do të merrte rolin e Rahawit.

Rahawi kishte mbajtur postin e tij që nga gushti i vitit 2024 dhe shihej kryesisht si një figurë kryesore e lëvizjes, në vend që të ishte pjesë e rrethit më të lartë vendimmarrës që planifikon operacione ushtarake.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?