Guvernatori i Stambollit: Sulmet, arrin në 41 numri i viktimave
Arrin në 41 persona numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në aeroportin Ataturk të Stambollit, mbrëmjen e së martës, 28 qershor 2016.
Teksa nga shpërthimet kamikaze raportohet se kanë mbetur të plagosur mbi 239 persona të tjerë.
Zyrtarët thanë se në mesin e të vrarëve, 13 janë shtetas të huaj, 3 prej tyre me kombësi të dyfishtë.
“Tre sulmues vetëvrasës me kombësi të huaj kanë kryer sulmin”, tha guvernatori i Stambollit, Vasip Sahin.
Një nga sulmuesit hodhi vetën në erë në dalje të aeroportit, një zonë e ngarkuar me njerëz që presin transportin. Dy sulmues të tjerë besohet të kenë provuar të hyjnë në terminalin e mbrojtur nga policë të armatosur dhe detektorë me rreze X.
KOHA JONË SONDAZH

