Hagibis “paralizon” Tokyon – Stuhia më e fuqishme në 60 vite

Tajfuni Hagibis ka paralizuar tërësisht Tokyon dhe një pjesë të mirë të Japonisë. Transporti publik, me trenat, metrotë e autobusët por edhe avionët janë të gjithë të paralizuar si pasojë e furisë me të cilën stuhia po godet ishullin. Thuajse të gjithë operatorët kanë pezulluar fluturimet e tyre gjatë së Shtunës.

Trenat e shpejtësisë së lartë janë pezulluar gjithashtu. Bilanci paraprak flet për një viktime deri më tani dhe për rreth 1 milionë njerëz të cilëve i`u është thënë të largohen nga banesat e tyre pasi rreziku është mjaft i lartë. Stuhia në fjalë parashikohet të sjellë erërat më të forta dhe reshjet më intensive në 60 vitet e fundit në vend.

Dëmet nëpër banesa janë mjaft të mëdha. Nga ana tjetër, stuhia e fuqishme ka çuar në anulimin e disa ndeshjeve të kampionatit botëror të Rugby që po zhvillohet pikërisht në Tokyo, duke kërcënuar mbarëvajtjen e të gjithë evenimentit global.

SHKARKO APP