Hajdutët bien nga ballkoni, pronari u jep ndihmën e parë

Një përpjekje për vjedhje në një banesë në Drimo, pranë Selanikut, përfundoi keq për dy hajdutët, të cilët u lënduan rëndë duke rënë nga ballkoni gjatë tentativës për t’u larguar.

Sipas policisë, dy autorët kishin hyrë në një apartament dhe kishin marrë bizhuteri, dy telefona celularë, sende personale dhe 615 euro. Pronari i banesës u kthye papritmas dhe i zbuloi gjatë vjedhjes.

Hajdutët tentuan të largoheshin nga ballkoni, por ranë nga një lartësi rreth 6 metrash, duke u lënduar. Një video e transmetuar nga mediat greke tregon momentet pas rënies, ndërhyrjen e ekipit të shpëtimit dhe ndihmën e parë që iu dha nga vetë pronari i banesës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dy u dërguan në spitalin “Papageorgiou” të Selanikut, ku po trajtohen; njëri prej tyre ka lëndime më serioze, ndërsa tjetri është më lehtë i plagosur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, autoritetet po kërkojnë një bashkëpunëtor të tretë, i cili besohet se i priste në një makinë të parkuar dhe ka arritur të largohet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?