Hajdutët vjedhin qetësish në muze veprën 160 mijë eurosh 2 ditë para se të shitej
Policia në Austri po kërkon tre burra në lidhje me vjedhjen e një pikture peizazhi të impresionistit francez Pierre-Auguste Renoir.
Peizazhi më pak i njohur – që vlerësohet deri në 160,000 euro, mendohet të jetë marrë nga korniza e tij të hënë, përpara shitjes së planifikuar të në Dorotheum të mërkurën, tha forca policore e qytetit për Reuters.
Imazhet e tre të dyshuarve u morën nga regjistrimet e kamerave të sigurisë dhe u liruan nga policia.
Patrick Maierhofer, zëdhënës i policisë së Vjenës, tha për CNN se hetuesit tani ishin në kontakt me forcat ndërkombëtare të policisë. “Gjithçka ndodhi me të vërtetë shumë shpejt, kështu që ne mendojmë se të dyshuarit ishin profesionistë”, tha ai. “Ata e morën pikturën jashtë kornizës dhe dolën jashtë, ata ishin shumë të koordinuar”.

KOHA JONË SONDAZH

