Hajduti tenton të vjedhë biçikletën para stacionit të policisë, arrestohet menjëherë (VIDEO)

Një burrë nga Oregon ra në prangat e policisë pasi tentoi të vidhte një biçikletë në hyrjen e një stacioni policor në Gladstone.

Hajduti i paaftë u kap nga kamerat e sigurisë ndërsa tentoi të marrë biçikletën. I dyshuari Adam Valle, 26 vjeç, shihet i veshur me një maskë në fytyrë.

Ndërsa ai tenton të vjedhë biçikletën, oficeri i policisë Matt Okerman shkon ta arrestojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është i trashë,”-tha Carl Bell nga Departamentit të Policisë Gladstone për ABC News. “Asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë. Oficerët ishin brenda duke e shikuar nga video-kamera. Kamera që shihni është në zyrën tonë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Valle u arrestua më 27 dhjetor me akuzën për vjedhje dhe armëmbajtje. Ndërsa në rezulton i dënuar për posedim droge në vitin 2014.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?