Hamasi donte të largonte luftëtarët e tij – Kërkesa refuzohet nga…
Prej ditës së sotme kanë marrë jetë negociatat thellësisht komplekse dhe shumëpalëshe për të siguruar lirimin e të huajve nga Gaza ku përfshinin Hamasin i cili kërkonte që disa nga luftëtarët e tij të liroheshin si pjesë e listës së personave të plagosur – një kërkesë që u refuzua, sipas një zyrtari të lartë amerikan.
Logjistika rreth lirimit të të huajve është tepër e ndërlikuar, jo pak për shkak se autoritetet egjiptiane po këmbëngulin që çdo person të kontrollohet tërësisht përpara se të lejohet të kalojë në vendin e tyre.
Pritshmëria aktuale është që rreth 500 persona mund të kalojnë sot – dhe kjo mund të arrijë deri në 1000 njerëz në ditë duke filluar nga nesër, tha zyrtari.
Një zyrtar perëndimor ka thënë për CNN se amerikanët nuk pritet të jenë ndër grupet e para që do të dalin nga enklava të mërkurën.
Qytetarët amerikanë pritet të fillojnë të largohen nga Gaza që të enjten, sipas korrespondencës së brendshme të qeverisë amerikane, megjithëse zyrtari amerikan tha se disa amerikanë mund të largohen të mërkurën.